Për të evituar konfliktet dhe për të jetuar sa më e qetë në familje, duhet shumë durim, përkujdesje dhe pak dinakëri.

Të ‘menaxhosh’ marrëdhënien me nënën e bashkëshortit nuk është gjithnjë e lehtë, por para se t’i shkatërroni përfundimisht raportet, provoni të shkoni mirë me të.

Ja 10 rregulla të lehta që duhet t’u përmbaheni për të shkuar sa më mirë me vjehrrën tuaj.

1. Mbani privacinë tuaj: Të mbani distanca, nuk do të thotë të jeni tërësisht e shkëputur, por të mos kufizoni hapësirat tuaja.

Shtëpia jonë është e jona, ashtu siç është e vetja, shtëpia e vjehrrës, ndaj mos bëni kopje të çelësit, përveç rasteve kur është një domosdoshmëri.

Vizitat pa paralajmërim mund të mos jenë shumë të pëlqyera, ndaj më mirë evitoni surprizate kota.

2. Buzëqesh!: Ne gratë po të buzëqeshim, imponojmë edhe personin përballë të buzëqeshë. Një gjë e tillë heq tensionet dhe çon në mikpritje dhe dëshirë për të dëgjuar. Është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë impenjim. Ia vlen ta provoni sepse efekete pozitive janë të dukshme.

3. Po të isha në vendin tënd: Të vihesh në vendin e tjetrit është mënyra më e mirë për të kuptuar një këndvështrim të ndryshëm nga i yni.

Nuk e njohim jetën e vjerrës sonë, cilat ëndrra ka patur apo se çfarë mendon në të vërtet. Ku i dihet, mbase nëse do kishim mundësinë për t’i njohur njerëzit që kemi afër deri në fund, nuk do kishte shumë keqkuptime dhe rrjedhimisht nuk do krijoheshin tensione të kota.

4. Asnjëherë njësoj: Konkurenca nuk shërben për asgjë, ndaj, në vend që të luftoni në të njëjtën fushë (ëmbëlsira e saj është më e mira në botë, byreku i saj është i mrekullueshëm!), më mirë të bëjmë gjëra të ndryshme, apo t’i kërkojmë këshilla vjehrrës, e cila mund të ketë diçka për të na mësuar.

‘Ulja e armëve’ mund të na ndihmojë të evitojmë konfliktet dhe mund të na dhurojë pak kohë të lirë: një bilanc pozitiv, pa dyshim.

5. Rroftë diplomacia: Të pranosh kritikat nuk është e lehtë, këtë e dimë mirë. Nuk mund të shkohet mirë me të gjithë, por ajo që ka rëndësi është të ndihemi mjaftueshëm të fortë dhe autoritarë për t’i dëgjuar kritikat, pa i pranuar domosdoshmërit.

6. Gjithnjë autoritarë: Nëse japim një mendim, duhet ta mbështesim idenë tonë me arsyetime të vlefshme dhe siguri të plotë. Të jemi autoritarë, nuk do të thotë të imponojmë idetë tona me forcë, por të besojmë në bindjet tona, duke ditur t’i japim shpjegim këndvështrimit tonë.

Ndaj, me vjerrën, fjalët e pakëta dhe të qarta në mënyrë që të keni sa më pak mundësi keqkuptimi.

7. Kalojini situatat me prakticitet: Si të mos nervozoheni kur afeksioni bëhet bezdisës? Para se t’ia vini të gjithë fajin vjerrës, përpiquni të kuptoni sa hapësirë i keni lënë dhe sa ka marrë ajo nga kjo hapësirë. Kujtohuni se marrëdhëniet krijohen gjithnjë nga dy palë, ndaj evitoni konfliktin, por me buzëqeshje përgjigjuni kritikës dhe bëjini të ditur se i keni marrë vendimet tanimë.

8. Fëmijët janë të mitë: Edukimi është ekskluzivitet i prindërve. Nga ana tjetër duhet të pranojmë faktin se gjyshërit nuk janë baby-sitter, ndaj mund të kenë çfarë t’u mësojnë fëmijëve, me mënyrën e tyre.

Durim nëse do u japin ndonjë karamele më shumë apo do i ‘llastojnë’ ca më shumë. Në fund të fundit, nipërve dhe mbesave të tyre u japin shumë dashuri dhe kjo është më e rëndësishmja.

9. Aprovim? Edhe jo: Duhet ta pranojmë, shpesh, pa qenë të ndërgjegjshëm kërkojmë aprovim nga ana e tjetrit. Cilësia që duhet mësuar është aftësia për të thënë ‘jo’ kujt tenton të na bindë për të bërë diçka për të cilën nuk jemi të sigurtë.

Nëse besojmë se kemi reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, atëherë kemi bërë gjënë e duhur.

10. O Zot, im shoq! Shpesh ekziston tendenca për t’ia hedhur të gjithë fajin vjehrrës, por është shumë e vështirë të diskutojmë problemin me partnerin.

Në fakt, pas një nëne shumë të përkushtuar dhe posesive, shpesh herë fshihet një bir që nuk do të rritet dhe të marrë përgjegjësitë mbi veten.

T’i qartësosh gjërat nuk është e lehtë, por para se të shkatërroni marrëdhëniet, edhe ato martesore, është mirë të vini pikat mbi ‘i’.

Më mirë një diskutim sot, se një sherr nesër!