Këngëtarja Rozana Radi ka folur rreth marrëdhënies së saj me reperin Mc Kresha në një intervistë për Thumb.

“Sapo u përshëndetëm. Ne as nuk jemi vrarë as nuk jemi prerë. Ne kemi 6 vite të ndarë dhe unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë. Kështu që i hëngsha dasmën Kreshës!”, ka thënë ajo.

Duket se dyshja ruan një raport miqësor dhe ku ka më mirë.

Pas thashethemeve të shumta, lidhja e Rozanës dhe MC Kreshës u pranua publikisht në 2011-n tek “E diela shqiptare”, vit kur merrnin pjesë me këngën “Jabadabadu”.