Bota e futbollit është shokuar mbrëmjen e së shtunës.

Helikopteri në pronësi të presidentit miliarder të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhnaprabha është përplasur mbrëmë duke u larguar nga stadiumi i klubit.

Reuters bën të ditur se me presidentin, në helikopter ishin edhe vajza e tij dhe dy pilotët e helikopterit.

Edhe një person i pestë, ende i pa identifikuar mësohet të ketë qenë në helikopter.

Aksidenti ndodhi në parkingun e stadiumit të Leicester, pas ndeshjes me West Ham United.

Ende nuk është konfirmuar nëse pesë personat në fjalë i kanë mbijetuar kësaj tragjedie