Viti 2019 për Mercedesin pritet të jetë i ngarkuar pasi do të lansojë një seri modelesh për vitin e ardhshëm, të cilat do të jenë vetura elektrike.

Duke vazhduar prodhimin më të madh në histori të kompanisë, deri në vitin 2021 do të prodhohen 21 modele të gjeneratës së re dhe një prej tyre është edhe SUV-i GLB.

GLB pritet të ketë rol të ngjashëm me modelin B-Class ndërsa do të jetë më praktik se A-Class dhe do të rivalizojë BMW X1.

Ky model do të jetë edhe AMG që do të ketë gati 300 kuajfuqi dhe do të kushtojë 30 mijë euro.

GLB do të jetë një prej tri modeleve që pritet të prezantohen në panairin e veturave që mbahet në Gjenevë.

Image

© KOHA