Nga Massimo Moratti në Steven Zhang.

Një epokë e re fillon në Inter, në emër të djalit të  miliarder kinez, Zhang Jindong i cili e zëvendësoi Erick Thohirin dje.

Dhe  pas epokës së Moratti,  kjo etapë e re e Interit fillon me ambicie të përtërishme falë fuqisë së treguar në muajt e fundit nga gjiganti kinez Suning, i cili tani mund të bëjë ëndrrën e Nerazzurrit realitet edhe një herë edhe në tregun e transferimeve.

Madje thuhet se klubi nerazurrë mund të transferojë edhe yllin e Barcelonës, Lionel Messi përcjell arbresh.info.

“A mund të ëndërroni ta keni një lojtar  të madh si Messi në skuadër ?”  pyeti një gazetar nga Sport Mediaset në një intervistë të zhvilluar me presidentin e ri të Interit .

“Siç kemi premtuar dhe siç thamë, nëse tregu paraqet një shans për të përmirësuar ekipin tonë, ne kurrë nuk do të  i themi jo.

“Nuk mund të bëj premtime për emra të veçantë, por nëse ka mundësi ne do të përpiqemi dhe do të përfitojmë që të transferojmë yje”

“Nuk më pëlqen të flas për ëndrrat, por gjithmonë duhet të mendoni maksimalisht, sepse gjithçka mund të ndodhë me mua dhe me gjithë këtë grup, madje edhe më të mirën. Unë marr frymë në këtë klub “shtoi Zhang.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me Messin në muajt e ardhshëm./arbresh.info/