Barcelona mbrëmjen e kaluar ka qenë e pamëshirshme në udhëtim ndaj Levantes. Katalunasit shënuan fitore prej 0-5. Në këtë takim shkëlqeu Leo Messi me tri gola e dy asistime. Me këtë fitore të Barcelonës, Lionel Messi ka shënuar një rekord të ri sa iu përket fitoreve në fanellën e kësaj skuadre. Për argjentinasin ishte kjo fitorja e 323 në fanellën e katalunase. Ndryshe sulmuesi argjentinas përpos që shënoi rekord të ri, ai u bë futbollisti i parë nga pesë kampionatet më të forta evropiane që në pjesën e parë të këtij sezoni ka shënuar 10 apo më shumë gola si dhe ka pasur 10 apo më shumë asistime. Me këtë hat trik, Messi erdhi deri në kuotën e 50 golave të shënuara në këtë vit në të gjitha garat. Kështu në 9 vitet e fundit Messi, në tetë prej tyre ka shënuar një arritje të tillë.