“Mësues për Shqipërinë”, aplikantët afat deri më 22 dhjetor për dorëzimin e dosjes

“Mësues për Shqipërinë”, aplikantët afat deri më 22 dhjetor për dorëzimin e dosjesTIRANE- Çdo mësues i ri apo i vjetër në profesion dhe që sot është i papunë, ka një mundësi përgjatë muajit dhjetor për të konkurruar për një vend pune në sistemin arsimor.

Portali “Mësues për Shqipërinë” për të tretin vit radhazi ka hapur mundësinë për të konkurruar.

Ministria e Arsimit ka urdhëruar Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore që të përcaktojnë afatet e pranimeve të dosjeve të kandidatëve, jo më vonë se 22 dhjetori.

Faza e konkurrimit me dosje është më delikatja, e cila mund t’ju skualifikojë nga testimi që pritet të zhvillohet në muajin janar, ndaj mësuesit duhet të bëjnë kujdes në plotësimin e kushteve ligjore të dosjes së dorëzuar, e cila vlerësohet me 30 pika nga totali prej 100 pikësh.

Ndërsa testimi i mësuesve do të vlerësohet me 70 pikë nga totali, duke vendosur edhe renditjen e mësuesve sipas rezultateve dhe pikëve të mbledhura.

“Mësues për Shqipërinë” është portali që do të plotësojë vendet e mbetura bosh në shkollat e vendit, dhe do të punësojë kandidatët me rezultate më të larta në çdo lëndë. Portali çdo vit pas rezultateve të testimit rirendit kandidatët në sistem, ata që nuk kanë konkurruar duhet të deklarojnë se mbajnë pikët që kanë përfituar nga konkurrimi i mëparshëm dhe renditja e re u përcakton edhe vendin bazuar nga pikët e grumbulluara.

Ndërkohë Ministria e Arsimit ende nuk ka caktuar datën e aplikimit në portal për mësuesit, dhe ende jo, datën se kur do të zhvillohet testimi për vitin 2017-2018.
mesuesssss