Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla bëri me dije se shfuqizohet vendimi i qeverisë për tarifa shtesë për provimet e mbartura. Mirëpo, duket se studentët sërish janë të pakënaqur.

Ata thanë se e duan këtë gjë zyrtare dhe jo me fjalë. “E duam zyrtare se VKM është shfuqizuar. Gjithashtu, duam përgjysmim tarifash”, thanë studentët ndër të tjera. Studentët thanë se do presin deri në orën 16.00 dhe duan që të gjitha kërkesat e tyre të plotësohen, duke përfshirë edhe përgjysmimin e tarifave për shkollimin.