Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur moderatores së njohur shqiptare, ndërkohë që ajo ishte në transmetim direkt. Bietës i thyhet taka në momentin që po ecte në studio, por duket se ajo ka ditur ta kaloj me sportivitet situatën, edhe pse në përgjithësi moderatorët përpiqen t’i mbulojnë situatat e sikletshme.

Mirëpo Bieta Sulo vendosi ta ndaj me publikun këtë incident e ndodhur, ajo merr në dorë takën e thyer dhe duke qeshur tregon se gjëra të tilla ndodhin.

Madje ajo e ndau edhe me ndjekësit në “Instagram” ku shkruan:

“I theu këmbët shejtani. Po ju rrëfej që gjatë gjithë kësaj kohe e vetmja gjë nga e cila jam ruajtur ka qenë ndonjë rrëshqitje spektakolare, por siç dihet, të ndodh nga se pret, taka që këputet”, shkruan Bieta në rrjetet sociale, ndërsa publikon edhe momentin e incidentit.