Klivja Çaçi është 25-vjeçarja shqiptare e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë orët e para të mëngjesit Livonia, Westland, SHBA.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit kur e reja po udhëtonte me makinën e saj tip Chevrolet dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi duke u rrokullisur disa herë në autostradë.

Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve të para nuk mendohet se ka qenë nën efektin e drogërave apo alkoolit.

Vajza nga Korça, prej disa vitesh jetonte në Amerikë e vetme, në kërkim të një jete më të mirë.

Sipas dëshmive që kanë mbërritur në redaksinë e JOQ në lidhje me ngjarjen, 25-vjeçarja ishte shpallur fituese në Lotarinë Amerikane dy vite më parë dhe familja kishte marrë hua për ta dërguar me studime jashtë.

Trupi i pajetë i 25-vjeçares ndodhet ende në Amerikë, teksa një solidarizim online po i vjen në ndihmë familjes për ta sjellë Klivjan në atdhe.

Shumë shqiptarë që jetojnë në kontinentin e largët dhe jo vetëm, kanë nisur të ndihmojnë me shuma të ndryshme, por duhen ende shumë të tjera që trupi i saj të rikthehet pranë familjes.

APELI PËR NDIHMË NDAJ KLIVIAS

Klivja studionte ne Amerike, familja mori lek borxh kur asaj i doli llotaria amerikane para 2 vjetesh qe ta dergonte per nje jet me te mire…por dje endrat e saj u ndërprenë, zemra e saj pushoi ne nje aksident tragjik… thon qe aksidenti ishte shum i rende sa eshte shpërfytyruar.
A nuk eshte gjynah qe familja e saj ka 2 vjet qe nuk e shef vajzen e vet dhe tani ska as mundesi tja sjellin ne Shqiperi sepse duhen 40mij$ ?  Ju lutem ta ndihmojm kush ma mundesi ta sjellim pran familjes qe nena te ket ku ta qaj vajzen e saj… ajo ishe 25 vj shpirti i saj mbeti ne dhe te huaj… ju lutem ndihmojeni tja sjellim trupin ktu… kush ka mundesi te kontriboj me sa te mundet.”

Ky është linku ku çdokush që ka mundësi të dhurojë një shifër sado modeste qoftë për Klivjan e ndjerë

https://www.gofundme.com/klivja-caci-funeral?fbclid=IwAR0kjxpwYOhv449LbvqnOX5sQfa0Eb-akpsV9oD0anIOVwjL6nOTHV5UKmo

 

"Mori lek borxh për të shkuar në Amerikë me Lotari", kush është vajza që humbi jetën në aksident