Ka shkuar në 14 numri i personave që kanë humbur jetën në nga moti i keq që ka pushtuar Italinë.

Dy persona mbetën të vrarë pasi një pemë u rrëzua mbi makinën e tyre në zonën e Lillianes në luginën Gressoney.

Një motorist u lëndua për vdekje pasi për shkak të shikueshmërisë së ulët u përplas me disa pemë të rrëzuara nga era në një cep të rrugës, ndërsa një 85-vjeçar, u gjet mes trungjeve të pemëve në një lumë, ku edhe dyshohet se ishte rrëzuar për shkak të erës së fortë.

Autoritetet e Mbrojtjes Civile e kanë cilësuar si një zonë shumë të rrezikshme atë të Venecias, ndërsa rrezikshmëri të lartë paraqesin edhe zonat e Lazios, Ligurias dhe Siçilisë.

Sipas meterologëve, moti i keq parashikohet të vazhdojë deri të premten, ndërsa në fundjavë, edhe pse me diell shirat nuk do të pushojnë. Por me kalimin e ditëve, temperaturat do të rriten.