Fillimi i javës, 29 tetor: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh vranësira mesatare deri të dendura me rreshje shiu përgjatë ultësirës Perëndimore në formën e rrebesheve.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore 11/24°C
Zonat e ulëta 13/28°C
Zonat bregdetare 16/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari