Jose Mourinho është i lirë për të marrë drejtimin e Real Madrid pasi ka zgjidhur përfundimisht kontratën me Manchester United, që e shkarkoi para disa javësh. “Special One” është në kontakte për të marrë drejtimin e merengues, pasi Solari nuk po bind gjatë këtij sezoni.

55-vjeçari nuk mund të merrte drejtimin e asnjë skuadre përderisa ishte nën kontratë me “Djajtë e Kuq”, duke u kërkuar këtyre të fundit një ulje të vlerës së dëmshpërblimit për të për ta lënë të lirë.

“The Sun” shkruan se United do t’i paguaj 15 milionë paund, 6 më pak se vlera që ishte e parashikuar në kontratë. Mourinho është i lirë për të marrë sërish drejtimin Realit, ekip që e ka drejtuar nga viti 2010 deri në 2013.