Aktori i njohur Luan Qerimi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Aktorika qenë shumë i dashur për shikuesit pasi ka luajtur mbi 70 role në teatër dhe kinematografi, por prej vitesh Qerimi u tërhoq nga jeta artistike.

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Edhe  pse prania e tij me role ka munguar vitet e fundit, ai ka lënë kujtime të pashlyera në mendjen e shumë artdashësve.
Aktori Qerimi ka luajtura në disa  role konkretisht  si “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, e shumë e shumë role të tjera. Ai lindi  në Lushnjë me 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.

Aktori i mirënjohur  ka luajtur një sërë rolesh duke spikatur në film edhe në teatër, ndërsa ai ka interpretuar edhe në filmin artistik. Që nga viti 1989, aktori tashmë i ndjerë mbante titullin “Artist i merituar”.