Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e kronikës, Sonila Mesareja. Lajmi është dhënë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Sonila u nda sot nga jeta pas një semundjeje të rëndë. Kolegia Mesareja për vite punoi si reportere e kronikës në disa redaksi të shtypit të shkruar dhe në shume projekte që synuan një gazetari cilësore.

Sonila ishte kolege e dashur, model i këmbënguleses dhe një profesioniste që modestine e kishte vyrtyt ndërsa kurajon dhe durimin i mbarte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve. Ajo shërbeu në redaksitë e shtypit të shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin për të ruajtur vlerat dhe cilësitë e larta njerëzore, duke fituar respekt e miqësi të të gjithe stafeve e kolegëve me të cilët punoi.

”Ndarja nga jeta e Sonilës”, shkruan Unioni i Gazetarëve, ”le hapur dhimbjen e ikjes së parakohshme dhe kujtimin e vyer të një kolegeje që nuk do te harrohet kurrë. Sonila ishte ndër nismëtarët e organizimeve themeluese të Unionit të Gazetarëve Shqiptare dhe një kolege që nuk nguroi asnjëhere së qeni pjesë e nismave dhe reagimeve rregulluese në jetën tonë profesionale”.

“U prehsh në paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh për gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushëlime familjes”, shkruan Zyra e shtypit të Unionit të Gazetareve Shqiptarë.