Krijuesi i filmit të animuar SpongeBob SquarePants, Stephen Hillenburg, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar Nickelodeon, që ka transmetuar filmin tejet të popullarizuar që nga viti 1999.

Në një deklaratë kjo kompani ka thënë se shkaktari i vdekjes së Hillenburg ishte sëmundja e neuroneve motorike (ndryshe e njohur si ALS). Se autori ishte diagnostifikuar me këtë sëmundje ishte bërë e ditur në mars të vitit që shkoi.

Përveç krijimit të karaktereve të filmit të animuar, Hillenburg gjithashtu ishte regjisor i filmit The SpongeBob SquarePants të 2004’ës.

SpongeBob SquarePants