Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pasi u sulmua nga një bashkatdhetar i tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Marousi” të kryeqytetit grek ditën e sotme. Mediat greke kanë publikuar edhe foto nga vendngjarja, ku duket shqiptari i plagosur i shtrirë në tokë. Rreth tij janë mbledhur qytetarë të shumtë, të cilët njoftuan ambulancën.

I plagosuri u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i sulmi u identifikua dhe u arrestua nga forcat e policisë. Shkaqet e sherrit mes dy shqiptarëve janë të paqarta. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Ndodh në Athinë/Shqiptarët sherr me thika, një i plagosur

Ndodh në Athinë/Shqiptarët sherr me thika, një i plagosur