Reshjet e borës në dy ditët e fundit kanë sjellë edhe pezullimin e mësimit në disa shkolla.

Në Rrethin e Librazhdit është marrë vendimi nga Zyra e Arsimit që të pezullohet mësim në të gjitha shkollat.

Ndërkohë që Rrethi Elbasan nuk zhvillon mësim ne 4 shkolla nga 98 qe ka gjithsej. Nuk zhvillohet mësim ne shkollat “Ibrahim Bozhiqi” Qafe ,”Guri i Zi, Qarret, dhe Shmil sepse është rruga e bllokuar. Ne keto shkolla zhvillojne mësim 312 nxënës gjithsej.

Rrethi Gramsh nuk zhvillon mësim vetëm në shkollen “Tahir Sadiku”, Lenie. Nuk zhvillohet mësim sepse rruga është e bllokuar. Të gjithë shkollat e tjera zhvillojnë mësim normalisht.

Rrethi i Peqinit zhvillon mësim në të gjitha shkollat. Në 3 shkolla, “Zinim Magani”, Pajove e Gjocaj, zhvillohet mësim me orar të reduktuar për shkak të mungesës së ngrohjes.