Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në mediat kosovare, per darkën që ky kishte me kryeministritn Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi.

Pacolli shkrimin në fjalë e cilësoi si lajm të rremë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ka shtruar darkë miqësore dhe se informacionet tjera nuk janë të vërteta.

Më poshtë gjeni postimin e plotë.

“Në shtëpinë time nuk ka helm e as darka të helmuara. Jam i shqetësuar më guximin e juaj për të gënjy. Nuk mund të helmohet opinioni me lajme të tilla të pavërteta. Në shtëpinë time kam shtruar darkë miqësore me miq (me siguri edhe për ju që sot përbuzeni). Secili informacion tjetër është i pavërtetë dhe gënjeshtër!”.