Emisioni i mbrëmshëm i “Xing” ku e ftuar ishte Tuna bëri bujë në media, shkruan GazetaBlic.

Përveç kësaj aty ishte i ftuar dhe Patrisi ku foli një herë e mirë për raportet me Robertin dhe deklaratave të këtij të fundit.

E ditën e sotme ishin Rudina Magjistari dhe opinionisti Olti Curri ata të cilët shpërthyen kundër Tunës, e krejt kjo pasi këngëtarja u shpreh në “Xing” se nuk do shkojë edhe për 20 vite në emision tek Rudina, duke qenë se pikërisht ajo ftoi Robertin ku dhe u bënë deklaratat e ashpra për të.

E më në fund ka ardhur dhe reagimi i Ermal Mamaqit sa i përket të ftuarës Tunës, dhe atyre që reagun ashpër ndaj saj.

“Pashë histerinë e atyre që duan të shohin vetëm njerëz në kornizë,të rrinë drejtë,të flasin të shtirur, të mos qeshin shumë dhe nuk e durojnë dot një artist që të lëshojë pak veten. Por kjo është Tuna, nuk e kursen kurrë veten si në performanca artistike, si në raportin me publikun, dhe në fund është shumë më e vërtet se ata që nëpër emisione japin vetëm përgjigje për të ruajtur imazhin.
Personalisht unë e shijova shumë… edhe çifti e shijoi.
Edhe ju që bëni moral e shijuat më shumë, meqë siç e tha dhe Tuna jeni më të interesuar në hallet familjare të personazheve se sa në karrierën e tyre. Ama keq kur i fshehin, e keq kur ua shuajnë kuriozitetin.
Gabimi i vetëm i Tunës është që duke e ditur që gjithmonë figura e femrës masakrohet dhe fajësohet për të gjitha problemet familjare, ajo nuk ka frike! Nuk perpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur, por të çarmatos me sinqeritetin, edhe atëherë kur thotë me zë gjêra qe guxojmë ti mendojmë vetëm në fshehtësi. Uroj të kem në emision më shume të ftuar të tillë!

Nervozohet keq Ermal Mamaqi me ata që shanë Tunën për emisionin mbrëmë