Reshjet e dëborës mund të mos jenë shumë larg.

Sipas parashikimit të motit ditën e nesërme pritet të ketë rënie të temperaturave si dhe reshje shiu.

Ndërkohë, në veri të vendit, mbi 1.500 m, priten reshje të pakta dëbore.

Pasditen e sotme priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Nesër reshjet priten të intensifikohen dhe do të arrijnë deri mesatare në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Durrës, Fier dhe Gjirokastër do të arrijnë lokalisht mesatare.

Në veri të vendit, mbi 1500 m priten reshje të pakta dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-Në bregdet: 14/22°C;
-Në vendet e ulëta: 13/22°C;
-Në vendet malore: 6/14°C.