Pritet që nesër të nisin reshjet e para të dëborës. Pas vjeshtës e cila nuk ishte tipike e ajo çfarë kemi kaluar vite më parë, duket se temperaturat do të ulen.

Moti ka qenë në favorin tonë, duke na dhënë edhe më shumë mundësinë për të bërë banjo dielli. Por fundi i tetorit shënon edhe uljen e temperaturave, sikundër shihen qartë edhe në tabelën përkatëse.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 22 °C

në vendet e ulëta: 13 / 22 °C

në vendet malore: 6 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.21) dhe nesër (e hënë, dt.22) era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve.