Kur njeriu arrin moshën e adoleshencës vullneti i tij pëson një zbehje. Të parët që e konstatojnë janë mësuesit dhe shpesh i deklarojnë prindërve se djali apo vajza ka një rënie në mësime. Ky fenomen ndodh pasi në këtë moshë trupi merr përparësi, ai po merr format e përmasat përfundimtare, duke filluar nga gjatësia, arritja e përmasave përfundimtare të organeve dhe deri te pjekja seksuale.

Trupi i adoleshentit është si një kantier ndërtimi. “Punohet” si fizikisht po ashtu edhe psiqikisht. E veçanta e kësaj moshe, qëndron në faktin që të gjithë procesin e rritjes e udhëheq një organ që edhe ai vetë i nënshtrohet këtij procesi. Truri i adoleshentit në këtë faze, përballet me ankthet që provokon vetë procesi i rritjes. Psiha, mendja dhe vetë truri, me shumë vështirësi arrijnë të menaxhojnë zhvillimin e emocional, pasi në këtë moshë emocionet arrijnë të zhvillohen e të diferencohen.

Nga Lira Gjika / Adoleshenca, mosha më delikate që ka nevojë për përkrahje dhe jo për gjykimPo në këtë moshë, fillon pjekja seksuale dhe e kombinuar me sferën emocionale dhe edukimin e mangët, e bën adoleshencën periudhë të vështirë të jetës së njeriut. Prindër, mësues, të rritur të tjerë, përpiquni të jeni të duruar, me shumë takt dhe tolerant me adoleshentët dhe nuk duhet të lejoni, që ata të jenë pa edukatë. Përpiquni të jeni edukatorë dhe jo gjykues të adoleshentëve.