Prindër edukatorë, mësues, përpiquni të ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijët. Tashmë është studiuar në detaj, efekti pozitiv apo negativ i zërit të të rriturit në memorien e fëmijëve dhe në kapacitetin e tyre për të mësuar.

Studime me eksperimente të shumta që janë bërë ndër vite, me fëmijë duke filluar nga mosha 5 muajsh e deri në adoleshencë, kanë konfirmuar efektin pozitiv që ka zëri i ëmbël dhe i qetë në memorien e fëmijës dhe të mbajturin mënd të gjërave të mësuara. Dhe në të kundër, efektin negativ që ushtron zëri i vrazhdë dhe aktivizimin që i bën harresës duke ulur shkallën e memorizimit.

Gjërat e mësuara me zërin e ëmbël fëmijët i mbanin mend mirë, madje nuk i harronin, ndërsa gjërat e mësuara me zërin e vrazhdë nuk i mbanin mënd. Kujtonin vetëm ankthin që kishin përjetuar dhe e ripërjetonin kur përsëritej zëri.