Nesër duhet ta kthejmë orën një orë mbrapa. Praktikisht, ndryshimi i orës bëhet të dielën e fundit të tetorit, që do të thotë se mund të qetësoheni në dielën në mëngjes.

Nëse do të punoni në fundjavë, do të fitoni një orë më shumë për të fjetur, natën e së shtunës duke gdhirë e diela.

Ora ndryshon natën e së shtunës duke lindur e diela, ndërmjet datës 27 dhe 28 tetor dhe në orën 3:00 të mëngjesit ora do të kthehet mbrapsht 60 minuta.

Ditët e sotme, orët dixhitale kryesisht, telefonat celularë, e kryejnë vetë dhe ju nuk keni nevojë të kryeni asnjë veprim. Por sigurisht, siguroni që ta kontrolloni telefonin tuaj.

Kjo mund të jetë hera e fundit që ndërrohet ora për shkak të vendimit të parlamenti europian.