Ngjarje e rëndë në Athinë, nëna hidhet me vajzën nga kati i pestë

Ngjarje e rëndë në Athinë, nëna hidhet me vajzën nga kati i pestë

Nënë e bijë kanë humbur jetën ditën e sotme në Athinë.

Ngjarja u shënua rreth orës 16:30 në Prokopiou Katsantoni Street 10.

Kyriaki Tsortanidou 42 vjeç dhe vajza e vogël vetëm 4 vjeçe Foteini Spyridaki, u transportuan nga ambulanca në spitalet Gennimata dhe Aglaia Kyriakos, ku edhe u regjistrua vdekja e tyre.

Sipas dëshmisë së banorëve që gjendeshin përreth, nëna fillimisht hodhi fëmijën dhe pastaj vendosi një karrige, hipi mbi të dhe u hodh dhe vetë nga kati i pestë.

Gruaja mësohet se kishte probleme psikologjike. Ishte e martuar dhe burri i saj ishte larguar nga shtëpia disa minuta para ngjarjes.

Ngjarja ka shokuar fqinjët e viktimave që panë me sytë e tyre këtë tragjedi por pa mundur ta ndalonin.

loading...