Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar në tetor të vitit 2014 padyshim që do të mbetet gjatë në mendjet e dy tifozërive, transmeton zeri.info

Droni me flamurin tashmë të famshëm “Autochthonous” nxiti reagime në fushë nga lojtarët dhe tifozët serb, derisa kombëtarja shqiptare arriti që ta fitonte gjyqin në CAS dhe takimi u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0.

Mbrojtësi Stefan Mitrovic ishte ai që nisi gjithçka, kur e tërhoqi dronin së bashku me flamurin.

Në një intervistë për “France Football”, ai rikujton edhe njëherë episodin e vitit 2014.

“E gjithë bota më pyet ende për të. I kam respektuar të gjithë. Nuk ishte më çështje futbolli, por politike. Ajo që doja të bëja ishte të vazhdoja ndeshjen, nuk kam menduar asgjë tjetër. Nuk kishte asgjë në gjestin tim, përveçse bezdisja të shikoja ndeshjen që ndërpritej. Nëse do të ndodhte përsëri, unë do të bëja të njëjtën gjë”, deklaroi Mitrovic./Zëri