Ndoshta tani e kemi një ide përse Orinda Huta zgjodhi një palë këpucë të thjeshta dhe të bukura në ditën e saj më të madhe.

Bukuroshja bjonde e ekranit shqiptar, kishte veshur në ditën e dasmës një palë këpucë-sandale të markës amerikane “Badgley Mischka”, që njihet për aksesorët dhe veshjet e veçantë për nuse.

Këpucët në ngjyrë floriri me gurë në pjesën e përparme kushtonin vetëm 225 dollarë dhe madje në periudhën para dasmës, në faqen online të markës ishin me 50% ulje që shkonin deri në 129 dollarë.

 

Orinda Huta bën ”XING”, vesh sërish këpucët që veshi në dasëm, ja si duket ajo- Foto

Por këto këpucë nuk ishin njëpërdorimshme për moderatoren e njohur. Dje ajo publikoi disa video në Instagram ku shihet teksa ka veshur të njëjtat këpucë me shkëlqim, me një fustan në ngjyrë të gjelbër.

Orinda Huta bën ”XING”, vesh sërish këpucët që veshi në dasëm, ja si duket ajo- Foto

Në një postim të dytë ajo shihet teksa i ka kombinuar edhe me një fustan të zi elegant, në dasmën e moderatorit Klevis Saliaj.

Orinda Huta bën ”XING”, vesh sërish këpucët që veshi në dasëm, ja si duket ajo- Foto

Pra po, këpucët e dasmës mund të vishen edhe në evente dhe festa të tjera dhe nuk kemi përse t’i mbyllim në dollap për t’i ruajtur si relike.