Tre meshkuj kanë humbur jetën në një ortek në afërsi të qendrës austriake të skijimit Leh am Arlberg. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar edhe skiatorin e katërt i cili aktualisht po konsiderohet i zhdukur.

Ndërkaq në Francë raportohet se kanë humbur jetën dy persona në qendrën e skijimit Morilon, ata i ka mbytur një ortek tjetër kurse në rajonet Savoie dhe Hoite-Savoie është lëshuar alarmi nga frika e ortekëve tjerë.

Kushtet ekstreme – sasia e madhe e borës dhe temperaturat e ulëta janë duke mbretëruar në gjithë Evropën, ku deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 26 persona.

Një djalë 7-vjeç ka humbur jetën kur pema gjigante i ra mbi kokë në Gjermani, e një 16-vjeçar vdiq në një ortek në Austri, kurse të njëjtin fat e pat edhe një 27-vjeçar në Sllovaki.