Panathinaikosi ka arritur të triumfojë me rezultatin e thellë 5-1 përballë Apollon Smirnys, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të kampionatit grek. Klubi nga kryeqyteti grek, Athina, rigjen kështu fitoren, pas 4 javësh dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, me 18 pikë.

Titullar në këtë sfidë ishte edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe, që konfirmoi formën e mirë që po kalon kohët e fundit. Mesfushori zhvilloi një 90-minutësh mjaft të mirë, duke asistuar në golin e dytë të skuadrës së tij, shënuar nga italiani Macheda, ndërsa në pjesën e dytë u ndëshkua edhe me një karton të verdhë.