Pas arrestimit të dy ish-deputetëve të PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, në një operacion antidroge është arrestuar në Shijak dhe Flamur Avdyli, i njohur si “bosi i drogës”.

Ai është prangosur pasditen e sotme në një operacion të zhvilluar nga FNSH dhe RENEA. Avdyli është një emër i njohur, pasi është pronar i disa bizneseve në Shijak, por edhe një hoteli në Gjermani,  ndërsa akuzohet për trafik ndërkombëtar heroine.fdfd

Ende nuk dihet nëse arrestimi i Avdylit ka lidhje me laboratorin e heroinës që është zbuluar në fshatin Brenog në Has para dy ditësh. Sipas Report Tv, së bashku me Avdylin, me urdhër të Krimeve të Rënda janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.