Emisioni BOOM i është rikthyer sërish çështjes së 68-vjeçarit, Sabri Haka nga Fushë-Kruja, i cili mbahej në burg me akuzën e trafikut të drogës.

Pas investigimit të BOOM, Gjykata e Apelit la të lirë të moshuarin invalid, duke e lënë me “Detyrim Paraqitje”.

Avokati, Ilir Kurti apeloi vendimin e Gjykatës së Krujës e cila la në burg 45 ditë të moshuarin, ndërkohë që e kishte cilësuar si të ligjshem arrestimin në flagrance të 68-vjeçarit, edhe pse ky i fundit nuk ishte ndaluar në kushtet e flagrances, por në shtëpine e tij.

Gjykata e Apelit në Tirane rrëzoi vendimin e gjykatës së Krujës dhe e ka liruar nga burgu të moshuarin, duke e lënë me “Detyrim Paraqitje” çka do të thotë se mund të ndihmojë prokurorinë me informacion, nëse ka.

Avokati, Ilir Kurti: Gjykata e Apelit ka vendosur vlerësim të paligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës “detyrim paraqitje”. Kjo ishte edhe në bazë të kërkesës tonë. Jo që kishim lidhje me elementët e veprës penale për të cilat kishte ngritur dyshimin prokuroria e Krujës, por për të ndihmuar prokurorinë për aq sa informacione Sabriu ka.

Djali i Sabriut: Më mirë vonë se kurrë, por drejtësia pak me vonesë, por doli. Ju falenderoj. Drejtësia është vështirë të gjendet këtu në Shqipëri. Ishte e padrejtë. Kur dicka e bën, do vuash pasojat, por kur dicka që nuk e bën dhe vuan pasojat kjo është e papranueshme.

Pas investigimit të "Boom", Apeli liron invalidin, ishte në burg për trafik droge-Video

Kamera e BOOM shkoi në burgun e Fushë-Krujës për të pritur Sabri Hakën kur del nga burgu.

Pas investigimit të "Boom", Apeli liron invalidin, ishte në burg për trafik droge-Video

Pas investigimit të "Boom", Apeli liron invalidin, ishte në burg për trafik droge-Video

Sabri Haka: Unë u arrestova në mënyrë jo të ligjshme. Në këtë kohë fëmijët kishin marrë emisionin BOOM dhe çdo gjë doli në shesh. Në dhomë kisha 6 veta. Ata ishin të moshës 45 vjec e poshtë, më i vjetri isha unë. Ushqimi nuk ishte i përshtatshëm për moshën time. Më munguan fëmijët e vegjel gjatë kohës që isha në burg.  Faleminderit emisionit Boom që më ndihmoi të zbardhet e verteta, se po të ishte për prokurorinë e Krujës unë akoma në burg do isha sot.

Gruaja e Sabriut: Ju falenderoj ju, sepse emisioni BOOM e solli në shtëpi. Gjumi natën nuk më zinte nga sikleti.  Më hoqët një barrë të madhe.

Pas investigimit të "Boom", Apeli liron invalidin, ishte në burg për trafik droge-VideoPas investigimit të "Boom", Apeli liron invalidin, ishte në burg për trafik droge-Video

/Ora News.tv/