Senegali arriti që të fitonte me rezultatin 1-0 përballë skuadrës së Guinesë Ekuatoriale dhe kështu arriti që të kualifikohej për në fazën e grupeve të Kupës së Afrikës.

Ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen janë lotët e Sadio Mane në fund të ndeshjes.

Sulmuesi i Liverpoolit prej kohësh është vënë në qendër të kritikave për shkak të paraqitjeve të tij jo të mira me skuadrën e tij kombëtare.

Ai nuk është përmbajtur dot dhe ka shpërthyer në lot duke bërë kështu xhiron e rrjetit.