Pas tërmetit të fuqishëm në Indonezi – lëshohet paralajmërim për cunami

Alarm për cunami pas tërmetit 7.6 ballësh

Autoritetet indoneziane kanë lëshuar një paralajmërim për cunami dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shpërngulen nëpër zonat që janë mbi nivelin e detit.

Ky paralajmërim erdhi pasi një termet me magnitudë prej 6.8 goditi bregun e ishullit Sulawesi të Indonezisë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Është e qartë se pas këtij tërmeti mund të pasojë cunami. Banorët janë të paralajmëruar që të largohen nga zonat e rrezikshme sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë zëdhënësi i agjencisë së gjeofizikës, Taufan Maulana.

loading...