PËRBËRËSIT

Për 10 patëllxhanë të vegjël kam përdorur këta përbërës:
4 karrota të prera në kubikë
Selino ( selino na duhet për të mbështjellë patëllxhanët, ndaj ju rekomandoj të merni me bishta të gjatë )
6 thelpinj hudhre
4 speca jeshil
2 speca të kuq
1/2 tufë majdanoz
1/2 tufë gjethe selino të grira
uthull 650 gr
Vaj 3 filxhanë kafeje.

PËRGATITJA

1

Në një tenxhere 5 L hedhim 4 L ujë, dy lugë kripë të trashë, hedhim brenda bishtat e selinos, rreth 3 minuta i zjejm, i heqim mënjanë.
2

Marim patëllxhanët nga ana e bishtit me majën e thikës i bëjmë një formë kryqi deri në thellësi.
3

Me të njëjtin ujë vendosim patëllxhanët të mbuluar nga një pjatë që të mbulohen të gjithë në ujë.
4

Mbas 6 minuta zierje i heqim mënjanë të ftohen.
5

Në një enë kuzhine grijmë të gjithë perimet që shkruajta më lart ( përveç patëllxhanve dhe hudhrave ) ju hedhim dy lugë gripë të trashë.
6

Në vendin ku premë në patëllxhan vendosnim mbushjen sa të marë.
7

I lidhim, i shtrëngojmë sa mundemi me bishtat e zier për selino dhe i vendosim në vazo xhami, i renditim një nga një deri sa të mbushet kavanozi.
8

Më pas shtojmë uthullën, vajin dhe ujë sa të marë kavanozi ( uji të jetë i zier më parë e i ftohur ) shtojmë edhe hudhrat, një gjethe dafine, pak piper të zi. Për një javë janë gati