Drama e familjes Berisha u bë mediatike dhe kryetitull I mediave rozë kur Robert Berisha vendosi që të fliste hapur për raportin e tij me kunatën.

Me Tunën që është gruaja e vëllait të tij Patrisit, Robert Berisha kishe ca mosmarrëveshje dhe në emisionin me Rudinën në Klan TV, ai tha se nuk flet me të.

Ndërsa Tuna në Prive, u deklarua për herë të parë rreth kësaj punë, duke thënë qe për të kishte rëndësi vetëm familja e saj dhe se të tjerët nuk i interesonin ngase nuk kishin vlerë.

Ndërsa në krejt këtë mes të heshtur kanë qëndruar Nora Istrefi dhe Patris Berisha, derisa ky i fundit e theu akullin në emisionin e Ermal Mamaqit në Xing.

Tuna si e ftuara e Ermalit erdhi me Patrisin, i cili e tha përfundimisht qëndrimin e tij për këtë cështje.

”Vëllai ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Tani unë kam familjen time. Për mua më e rëndësishme është gruaja dhe djali im më shumë se çdo gjë tjetër në botë”, ka deklaruar Patris Berisha. /Prive.al

PRIVE