Universiteti i Elbasanit është një ndër universitet më të akuzuar për korrupsion. E ndërkohë që studentët në të gjithë Shqipërinë kanë nisur protestën, të rinjtë e Elbasanit kanë deklaruarse kanë marrë kërcënime skandaloze nga pedagogët.

Pedagogët në Elbasan kërcënojnë studentët e protestës: Nuk merrni diplomë këtu!

“Sot ne jemi më tëpakët në numër, pasi ka student që u trembën nga kërcënimet e pedagogëve. “Kush del nga këtu ta harrojë diplomën, unë do t’iu ngel…”.

Unë i kuptoj studentët e tjerë që kanë frikë, pasi e di sesi funksionon rrjeti i pedagogëve, e megjithatë ne duhet ta shëmbim frikën.

Ne kemi marrë sot një vendim unanim që të nisemi drejtTiranës, pasi e dimë që bashkimi bën fuqinë. Këtu e bëmë punën tonë, atje do të bëhet Lëvizja Kombëtare Studentore”, -u shpreh studentja./Lajmifundit.al