Ëndrra e çdo vajze është që të ketë një fytyrë perfekte, pa njolla, pa shenja a akne dhe plot shkëlqim Duke u përpjekur të kemi një fytyrë të tillë ne provojmë shumë produkte që blejmë në farmaci apo në dyqane kozmetikë, si dhe ato që na rekomandojnë miqtë

Në fakt, të pasurit një fytyrë të butë, me shkëlqim dhe pa asnjë shenjë apo akne është e mundur

Shkaqet e një fytyre të errët dhe me njolla

Duke kërkuar të kemi një fytyrë të tillë ideale, ne shpesh e dëmtojmë atë më tepër. Disa herë, kimikatet dhe zbardhuesit që përdorim mbi fytyrë e dëmtojnë atë dhe shkaktojnë më tepër probleme se na zbukurojnë

Arsyeja kryesore se pse mund të kemi një fytyrë pa jetë, të lodhur dhe të errët e pa shkëlqim është mungesa e oksigjenit dhe e gjakut në lëkurë, e cila e bën fytyrën të duket e lodhur dhe pa jetë. Disa arsye pse fytyra mund të ketë të tillë pamje janë: Ekspozimi i gjatë ndaj ndotësve, pluhurit dhe papastërtive

Ekspozimi ndaj rrezeve UV të diellit që shkakton dhe nxirjen nga dielli

Pastrimi jo i duhur i lëkurës

Mangësi në ushqyes themelorë të dietës ushqimore

Stresi kronik

Ja si ta ushqeni dhe t’i jepni jetë lëkurës me mjaltë dhe qumësht

Mjalti dhe qumështi përmbajnë shumë përbërës, të cilët e bëjnë lëkurën të duket perfekte. Përfitimet e mjaltit në lëkurë dhe në shëndet janë të njohura në botën medicinal dhe nuk ka dyshim se është përbërësi më i mirë që mund të aplikohet për të larguar thatësinë e lëkurës

Qumështi dhe mjalti janë me të vërtetë eliksir për të gjithë problemet e lëkurës. Të përzieni mjaltin me qumësht është mbase mënyra më e mirë për një lëkurë gjithë shkëlqim

Mjalti

Mjalti është një agjent antibacterial, i cili vepron si ilaç natyral perfekt për të kuruar aknet dhe puçrrat. Ai ka kapacitetin për të ruajtur lagështinë në qelizat e lëkurës, gjë që e ndihmon trupin në hidratimin e lëkurës së thatë dhe i shton asaj shkëlqimin natyral

Qumështi

Për të marrë maksimumin e përfitimeve përdorni së bashku qumësht dhe mjaltë, por përpiquni që të përdorni qumësht të papërpunuar. Qumështi i papërpunuar është një pastrues i shkëlqyer lëkure Historia na tregon se mbretëresha Kleopatra e Egjiptit bënte zakonisht banjë në qumësht, për të përmirësuar bukurinëe vet dhe për të qëndruar përherë e re

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle qumësht

Përdorimi:

Për të bërë përzierjen perfekte, përzieni përbërësit në një tas xhami dhe aplikojini butësisht në fytyrën e pastër
Pastaj masazhoni lëkurën për dy minuta me lëvizje të buta rrethore
Sigurohuni që ta lini këtë përzierje për 15 deri në 20 minuta mbi fytyrë dhe më pas lajeni me ujë