Përdorim ka në kuzhinë. Por ky nuk është i vetmi vend ku mund të përdorni uthullën e mollës.

Ne ju sjellim disa nga truket që mund të bëhen me përdorimin e saj e që ndoshta ju nuk i keni ditur.

1 Për të shpërlarë flokët

Përzieni uthullën me ujë, mund ta përdorni si zbutës e që njerëzit që e kanë praktikuar këtë metodë thonë se i bën flokët më me shkëlqim dhe volum. Përdorimi i uthullës për flokët mund të balancojë pH-në.

2 Për të pastruar perdet e dushit

Edhe pse pastroni shpesh dhe në mënyrë të detajuar banjon tuaj, ekziston mundësia të gjeni myk në perdet e dushit. Banjo shumicën e kohës ka lagështi gjë që favorizon jetesën e mykut, por me uthull të mollës mund ta mënjanoni këtë problem, fillimisht spërkatni perdet me uthull pastaj lani ato me ujë.

3 Për të ulë kolesterolin

Hulumtuesit në vitin 2012 kanë gjetur disa prova se uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe të triglicerideve tek njerëzit. Megjithatë nuk është e sigurt plotësisht kjo,  kështu që përdoreni me kujdes uthullën.

4 Për të pastruar aknet

Shumë nga njerëzit e dinë që uthulla është e ashpër për lëkurën e në veçanti për fytyrën, por dermatologët thonë se nëse përzihet me ujë ajo mund të funksionojë si tonik duke i tharë aknet.

5 Lehtëson pickimet nga insektet

Nëse jeni pre e mushkonjave, bëni banjë dhe hidhni në ujë dy filxhanë me uthull molle dhe dhimbja e pickimeve do të ju lehtësohet.