Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në tregun ushqimor në kryeqytet. Sipas të dhënave të para nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor mësohet se është grabitur një tregtar.

Ka qenë ora 06:00 e mëngjesit kur tre persona të armatosur dhe të maskuar grabitën një tregtar duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash. Policia ka filluar hetimet për ngjarjen duke u vendosur në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një makinë.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes.