Përbërësit:

-1kg.miell

-0.5L ujë

-1 lugë gjelle kripë

-200 gr gjalpë ose 2 dl vaj

-1 kokë lakre të bardhë mesatare

-200 gr mazë

-1 gotë qumësht

-1 lugë gjelle kripë

Përgatitja:

Ujit me kripë ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brumë homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar e ngjeshim dhe e ndajmë në 20-22 copëza me madhësi të vesë, i ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë të mbuluar me pecetë kuzhine 10- 20 min.

Lakrën e grime e ziejmë 15 min. e kullojmë mirë ( e ndrydhim me duar deri sa te liron lëngun) mandej ia shtojmë një gotë qumësht, një lugë krip dhe mazën.

Brumit të pites i ndajmë dy vende nga 11 kuleçë. Kuleçët i hollojmë dhe i rreshtojmë një mbi një duke i lyer secilin me nga një lugë yndyrë . Në njërin pjesë me 11 kuleçë e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me yndyrë e vendosim përmbi lakrën, pastaj sipër e shtrijmë pjesën tjetër të brumit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajet e dy brumërave.

Pitja pjekët për afër 40 min. dhe servohet me turshi e posaçërisht domate.