Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Lushnje, ku një lokal është sulmuar me armë. Burimet bëjnë me dije se lokali ndaj të cilit është qëlluar me armë është në pronësi të Saimir Taullahut, ndërkohë që ka mbetur një person i plagosur.

I plagosuri është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë në burg me Laert Haxhiun që dyshohet se kreu atentatin në Lushnje para një viti. Dyshohet se Taullahu ka financuar dhe mbrojtur Laertin Haxhiun pas vrasjes së kryer një vit më parë. Nga të dhënat e para thuhet se i plagosuri është në spital në gjendje të rëndë.