Një peshkatar ka humbur kontaktet me familjen pasi doli për peshkim në liqenin e Pogradecit. Familjarët bëjnë me dije se ai doli me varkë orët e para të mëngjesit por nuk është kthyer më. 58-vjeçari banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, ka dalë për të peshkuar në liqen dhe nuk është kthyer në banesë.

Ata kanë denoncuar rastin në polici, ndërkohë mjetet e policise kufitare janë vënë në kërkim të personit që rezulton i humbur.

Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Policia kufitare ka njoftuar edhe palën maqedonase, pasi dyshohet se varka mund të jetë shtyrë nga dallgë në pjesën tjeter te liqenit te Ohrit.

Familjarët kanë humbur kontaktet me peshkatarin D.M, i cili kishte dalë me varkë, prej orëve të para të mëngjesit. Familjarët kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa mjetet e policisë kufitare, janë venë në kërkim të personit qe rezulton i humbur.

Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Policia kufitare ka njoftuar edhe palën maqedonase, pasi dyshohet se varka mund te jetë shtyrë nga dallgët në pjesën tjetër të liqenit të Ohrit.