Kompania e njohur e veturave, Porsche, planifikon të ofrojë një version elektrik të gjeneratës së re 911, por modeli 992 me motor alternativ do të arrijë në vitin 2022.  Gjiganti gjerman është duke zhvilluar një model sportive të kultit në gjeneratën e tetë me një motor elektrik, transmeton ksp.  “Ky do të jetë evolucioni i ardhshëm i kësaj veture, në katër vjetët e ardhshëm”, tha drejtori i prodhimit i Porsche 992, August Ahleitner.  Porsche pohon se elektrizimi do të fokusohet në performancën, ndryshe nga Cayenne E-Hybrid që përdorë teknologjinë PHEV.