Portali ‘Mësues për Shqipërinë’ ndërron strukturë, mënyra e re e vlerësimit

Portali ‘Mësues për Shqipërinë’ ndërron strukturë, mënyra e re e vlerësimit

Ministria e Arsimit ka rifreskuar në formë dhe përmbajtje portalin Mësues për Shqipërinë, me qëllimin rritjen e transparencës në punësimin e mësuesve.

 

Duke nisur që nga ky vit, portali Mësues për Shqipërinë do të ketë strukturë dhe përmbajtje të re. Vlerësimi i të gjithë aplikantëve do të vazhdojë të bëhet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore, por mënyra e vlerësimit dhe dosja e aplikantit do të jenë online.

Në një takim me mësues fitues të portalit, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, së bashku me grupin e ekspertëve, prezantuan nismën e re duke u fokusuar tek aksesi që çdo mësues do të ketë në portal për të dhënat e veta: “Mësuesi i sheh pikët e veta, dokumentet, vendet e lira, gjithçka vetë. Mësuesi nuk kontaktohet më nga drejtoria apo zyra arsimore, por me email nga vetë portali”,- tha Nikolla.Portali ‘Mësues për Shqipërinë’ ndërron strukturë, mënyra e re e vlerësimit

 

Në portal mësuesit do të kenë edhe një hapësirë personale, në të cilën do të mund të hedhin online certifikatat e çdo kualifikimi apo të dhëna të tjera për veten sipas kërkesave.

Mësuesi shikon në kohë reale këndin e mësuesit si është listuar, si është ecuria në listë, kush janë pikët e tij qoftë të testit, qoftë të dosjeve, pra është i informuar çdo çast për listën, ashtu sikurse është i informuar në kohë reale edhe për çdo pozicion të ri që krijohet. Efikasiteti:Portali ‘Mësues për Shqipërinë’ ndërron strukturë, mënyra e re e vlerësimit Mësuesit nuk njoftohen më me telefonin më nëpërmjet telefonit që varet nga vullneti i përfaqësuesve të drejtorive ose të zyrave arsimore, por njoftohet automatikisht ne e-mail-in e vetë, përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. Vetë menaxhimi është një tjetër pikë e fortë e portalit të krijuar, sepse në hapësirën personale mësuesi ka mundësinë që të gjenerojë në të shumë nga certifikatat, trajnimet të tjera të dhëna të fituara ndërkohë. Portabiliteti po ashtu, është një pikë tjetër e fortë e portalit, sepse ky portal është i lidhur me portalin e trajnimeve dhe kualifikimeve, pra procesit tjetër të mësuesve që janë në sistem, kështu që çdo mangësi që shikohet në testime por dhe çdo pikë e fortë që vërehet nëpërmjet testimeve, mësuesi mund ta konfrontojë me ofrimin e shërbimit kualifikimit nga portali tjetër që është portali i kualifikimit të mësuesve dhe sigurisht është një kualitet krejtësisht i ri, cilësor i bazës së të dhënave për mësuesit për Ministrinë e Arsimit.”- deklaroi Nikolla.Portali ‘Mësues për Shqipërinë’ ndërron strukturë, mënyra e re e vlerësimit

Për forcimin e rolit të mësuesit, Ministria ka edhe objektiva të tjera. Sipas Nikollës, qeveria do të mbulojë të plotë tarifën e studimit për maturantët më të mirë që zgjedhin fakultetet e edukimit, si mësuesi, matematikë, etj. dhe do të rrisë pragun e mesatares që në shkollat për mësues të shkojnë gjimnazistët me nivel.Portali ‘Mësues për Shqipërinë’ ndërron strukturë, mënyra e re e vlerësimit