Një doganier është arrestuar këtë të premte pranë Doganës së Kapshticës, pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë pa ushtruar kontrollin përkatës.  Së bashku më të, janë vendosur në pranga edhe tre persona, të cilët janë: R.Sh, 29 vjec; K. M 23 vjeç; P. V, 45 vjeç. Ndërsa doganieri mësohet se është Lulzim Kodra, 59 vjeç, banues në Sovjan, Maliq.

Mesohet se për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” është shpallur në kërkim edhe 1 person tjetër, me inicialet G.M., 29 vjec, banues në Bilisht Devoll.

Personat e mësipërm janë kapur në Bilisht me mjetet  e tyre respektive, në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata). Sipas Policisë, ata kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku Lulzim Kodra dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.