Kryeministri Edi Rama në një dalje live në Facebook duket se i ka shtrirë dorën studentëve të cilët prej 3 ditësh po protestojnë.

Rama ka kërkuar të takojë një përfaqësi studentësh që zgjidhet nga vetë studentët për t’i dëgjuar për kërkesat e tyre. Shefi i ekzekutivit, nuk e ka fshehur dëshirën që sot të ishte student dhe jo kryeministër.

UNË KAM NJË PËRSHËNDETJE PËR STUDENTËT. KËRKOJ NJË TAKIM ME TA, TË PANDIKUAR, PRA STUDENTËT E ZGJEDHUR PREJ VETË PROTESTUESVE, KË TË DUAN VETË ATA. KY VEND E KA FITUAR PREJ PESË VITESH LIRINË E PROTESTAVE, PA FRIKËN E PLUMBAVE.
UNË DO TË DOJA TË ISHA SOT NJË STUDENTË PROTESTUES, POR SI KRYEMINISTËR DO TË DOJA QË TË BËHESHIM BASHKË PËR TË PËRSHPEJTUAR PËRMIRËSIMIN E UNIVERSITETEVE. SHKURT FJALA, DETYRA IME ËSHTË TI DËGJOJ SHQETËSIMET E TYRE NË ÇDO RAST QË ATA TË DUAN. KJO ZYRË ËSHTË E IMJA, PO MUND TË JETË E TYRE NË ÇDO RAST”, U SHPREH RAMA.

Ndërkohë që fill pas deklaratës së kryeministrit, studentët janë shprehur se nuk duan negociata me qeverinë, pasi siç e kanë theksuar më herët ata kërkojnë që ministrja Lindita Nikolla të ulet në takim me të gjithë ata.