Ashtu siç ishte parashikuar, ligji për “Lojërat e fatit”, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit, është miratuar ditën e sotme në seancën e Kuvendit. Ligji ne fjale u votua me 75 vota pro. PS mbyll lojërat e fatit dhe i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri. Majko bojkoton votimin

Pavarësisht se në rend të ditës do të jetë edhe votimi i këtij ligji, opozita sërish nuk mori pjesë në Parlament duke bojkotuar për të disatën herë seancat plenare. Drafti i propozuar nga qeveria, i ndryshuar nga Komisioni i Ekonomisë, parashikon mbylljen e të gjitha pikave të basteve, kazinove, bingove, garave në pistë dhe çdolloj basti të organizuar. Drafti ndalon edhe bixhozin online në distancë, ndërsa parashikon kalimin e lojërave të fatit monopol shtetëror.

Ligji për teatrin
Maxhoranca pasi shqyrtoi sot në komisionin “Shalsi” dekretin e Presidentit Ilir Meta që ktheu sërish për rishqyrtim ligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar, rerzoi me 74 vota kunder, asnje pro dhe 1 abstenim dekretin dhe për rrjedhojë ligji hyn në fuqi menjëherë, pasi e drejta e Presidentit për ta kthyer ligjin është vetëm njëherë.PS mbyll lojërat e fatit dhe i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri. Majko bojkoton votimin

Edhe pse maxhoranca ishte e vendosur për shembjen e Teatrit, duke e votuar tre herë ligjin në Parlament, po kaq i vendosur në qëndrimin e tij, duket të ketë qenë edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Edhe në seancën e sotme, ndërsa kolegët e tij, maxhorancë në sallë, votuan pro shembjes së Teatrit Kombëtar, Ministri Majko, nuk mori pjesë në votim.

Kujtojmë se debati që pamë në sallën e Kuvendit mes ministrit Majko dhe kryeministrit Edi Rama pak kohë më parë, bëhej pikërisht për këtë çështje.

Në 11 tetor, Kreu i shtetit, Ilir Meta ka refuzuar sërish miratimin e ligjit të maxhorancës, që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në dekretin e ri të Presidentit evidentohen në total 9 shkelje ligjore, të cilat sipas Metës nuk janë reflektuar në draftin e miratuar nga Parlamenti.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryeministri Edi Rama u shpreh se;

I dënuar për pengmarrje, plagosje, shkatërrim prone dhe prodhim të lëndëve plasëse, për trafik ndërkombëtar droge, për shfrytëzim prostitucioni. Këto janë skedat penale të pronarëve të kompanive të basteve, personazhe të një bote që pak ka pasur që të bëjë me ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen. Biznesi u transformua në hapësirën e pa kufijshme deri në 2013 dhe tamam sikur e theksoi kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe financave është e pavërtetë se pas zhvillimit të operacionit Fundi i Marrëzisë, marrëzia është zhvilluar ende më. Ky është një kancer social. Kemi qenë këtu në sallë kur janë bërë përpjekjet për të ndalur lojërat elektronike. Në mandatin e parë nuk ia dolëm të votojmë në bllok, por bëmë një kompromis që për herë të parë me Brace, theva edhe rregullin e votimit duke refuzuar për të mbyllur kazinotë në fund të dhjetorit.

Në ndërkohë ndodhi që pak nga pak u krijua vetëdija se vendimi ishte i paplotë. Vendimi ka një dobi të jashtëzakonshme për të mbrojtur ekonominë dhe goditur krimin në një nga vatrat e veta më aktive. Ndihma ekonomike lihet në bixhoz. Duhet të garantojmë që nuk ka burrë që prek ndihmën ekonomike, do ta marrin gratë që ta çojnë në shtëpi. Duhet gjetur rruga që të garantohet sepse nuk funksionin si e tillë kudo, duhet të garantohet që pas mundësisë së dytë për punë të refuzuar ti e humbet ndihmën ekonomike. Deri tani e kemi kaluar targetin për punësimet duke kaluar 25 mijë vetëm përmes zyrave të punës, por nuk arrihet më tepër sepse refuzon punën që i ofrohet, del nga ndihma në gusht, rifutet në shtator, por nuk mund të jetë kështu, që të marrësh ndihmën nëse refuzon në mënyrë kronike punën që refuzon.

Edhe këta që do të dalin pa punë nga nisma do të marrin ndihmën e tyre. Sot është minuta e së vërtetës edhe për shpifjen e thënë nga kazani këtu mbrapa parlamentit, i madh i shpifjeve dhe kazan në kazan, portal në portal nga lloj lloj personazhesh që e rrokanisën kokën e këtij populli me teorinë që kjo mbyllje është një dardhë që e ka bishtin mbrapa duke u thënë njerëzve se po mbyllen bastet se kishte….vota e sotme do të tregojë sot se kush janë këta që nuk janë. Këta që janë të angazhuar me mish dhe atë pak shpirt që u ka mbetur me shpifje nga mëngjesi deri në darkë. Më e bukura që kam dëgjuar është një shprehje ‘e bën Rama për të tërhequr vëmendjen’.

Pra gjithë kjo goditje bashkë me goditjen e krimit të organizuar dhe të fortëve…. Kur po bëhen gati një aktor tjetër nga PD, në versionin Luli dhe Mona, nga këta po e tërheqim vëmendjen ne!!! Ne po bëjmë luftë frontale me të këqija të rrënjosura thellë. Le të më thonë një emër nga seria narko babale që u krijua dhe u bë i famshëm me ardhjen në qeveri të PS-së. Këta kanë vite që janë strukturuar dhe ne duhet tu kujtojmë pak shqiptarëve se nuk kemi kohë të merremi me këta dhe jo më të tërheqim vëmendjen nga kino-shqupi.

Në 2009 janë hapur burgjet. Në zgjedhjet e vitit 2009 u hapën burgjet dhe kjo është e raportuar nga ambasada amerikane. Ishim bashkë me Paudin Sterkajn atëherë në mbrojtje të votës. Dhjetëra kriminelë të nxjerrë me leje lindje për një javë për të shkuar dhe për të bërë punën që bënin dhe në atë kohë kishim brenda PS grupin e mbrojtjes së votës, por nga cilët? Grupin e mbrojtjes së njerëzve, por nga kush sloganet apo mitingjet, jo presioni i të inkriminuarve. Atyre që kanë dërguar ato mesazhe, që i kanë orkestruar apo prositur nga jashtë apo brenda burgut, iu japim përgjigje tani me ndalimin përfundimtar të bixhozit dhe më pas me të tjera sikur nuk i kanë parë as në ëndërr.