Parc de Princes do të jetë edhe njëherë mikpritëse të një ndeshje të madhe të Ligës së Kampionëve.

Paris Saint Germain do të jetë nikoqir i skuadrës italiane të Napolit, ku te dyja ekipet do të synojnë të rrëmbejnë tre pikë e plota.

Kjo lojë do të sjell edhe emocione të përziera për sulmuesin e parisienëve, Edinson Cavani, i cili ishte transferuar te kampioni francez pikërisht nga skuadra napolitane.

Gjithashtu edhe për trajnerin e Napolit, Carlo Ancelottin do të jetë një mbrëmje e veçantë pasi që do të takohet me skuadrën që e drejtoi vite më parë.

PSG – Napoli: Formacionet e mundshme

Vlen të theksohet ndeshja mes këtyre dyja skuadrave do të duhet të startojë rreth orës 21:00.

Kujtojmë se Napoli pas dy ndeshjeve zë pozitën e parë të grupit me katër pikë gjersa parisienët kanë tre pikë dhe gjenden në vendin e tretë.

PSG: Areola, Meunier, Marquinhos, Kimpembe, Bernat, Rabiot, Diarra, Mbappe, Neymar, Di Maria, Cavani.

Napoli: Karnezis, Hysaj, Albiol, Koulibaly, Rui, Allan, Zielinski, Hamsik, Callejon, Mertens, Insigne. /Telegrafi/