Në kuadër të masave për mbrojtjen e mjedisit, qeveria ka miratuar sot (26 tetor), vendimin për ndalimin e importit të automjeteve mbi 10 vjeçare.

Të gjithë ata që i kanë importuar tanimë mjete të tilla, do të duhet t’i regjistrojnë ato para datës 1 mars 2019.

Sipas vendimit të marrë sot, në kuadër të ruajtjes së cilësisë së ajrit, lejohen tç regjistrohen për qarkullim në Shqipëri, mjetet motorike dhe automjetet si më poshtë:

Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian; 

-Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1,me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian; 

-Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri;

-Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Sipas VKM-së, automjetet që do të importohen në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me këtë vendim, duhet të përmbushin kushtet teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe të pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të tyre, të cilat duhet t’u korrespondojnë mjeteve të parashikuara në pikat e mësipërme.

Vendimi hyn në fuqi, 30 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i plote i Qeverise

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 3, të nenit 13, të ligjit nr.162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, të nenit 79, të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998,“Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimineministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

 

  1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

  1. Qëllimi i këtij vendimi ështëmbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit nga shkarkimet e ndotësve të gaztë prej mjeteve motorike dhe lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion, që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete,nëpërmjet përcaktimit të kushteve të importit të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe kushteve për mjetet ekzistuese në qarkullim.

 

  1. Ky vendim zbatohet për mjetet motorike të kategorisë M (M1, M2) për transport njerëzish dhe N (N1) për transport mallrash.

 

  1. Ky vendim nuk zbatohet për importin e:

 

  1. Automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë:

 

  1. automjetete prodhuara deri në dhjetor 1970;
  2. automjetete prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë;
  • automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.

 

  1. b) Mjeteve motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare.

 

  1. Për qëllime të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

 

  1. “Ndotës të gaztë”, janë shkarkimet e gazta të monoksidit të karbonit (CO), oksideve të azotit të shprehura si ekuivalent i dioksidit te azotit (NO2) dhe hidrokarbureve në total (THC), përfshirë lëndë të ngurta pezull (PM);
  2. “Mjete motorike kategoria M dhe N”, janë mjetet rrugore me motor, sipas përkufizimit në nenin 47,të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;
  3. “Euro 3”,janë për mjetet motorike, sipas listës së standardeve të vitit 2000, hyrë në fuqi me direktivën 98/69/EC.

ç) “Euro 4”, janë për makinat e pasagjerëve, sipas listës së standardeve të vitit 2005, hyrë në fuqi me direktivën  98/69/EC dhe 2002/80/EC;

  1. “Euro 5”,janëpër makinat e lehta tregtare dhe të pasagjerëve, sipas listës së standardeve të vitit 2009, hyrë në fuqime direktivën 715/2007/EC.

 

  1. MASATKUNDËR NDOTJES SË AJRIT NGA SHKARKIMETE MJETEVE MOTORIKE DHE REDUKTIMET E SHKARKIMEVE NË AJËR

 

  1. Përdoruesit e automjeteve, vendas ose të huaj, që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar t’i përdorin automjetet e tyre në përputhje me kushtet e përcaktuara nga prodhuesi, të pasqyruara në dokumentet dhe instruksionet përkatëse, si dhe të respektojnë normat e lejuara të shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull,të përcaktuara.

 

  1. Kontrollit të shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull,që shkarkohen nga automjetet rrugore, i nënshtrohen të gjitha automjetet e pajisura me motorë me djegie të brendshme, që përdorin si lëndë djegëse benzinë, naftë dhe gaz të lëngshëm ose natyral, dhe që janë në përdorim nga individë, subjekte fizike dhe juridike.

 

  1. Kontrolli bëhet mbi bazën e normave që përcaktojnë nivelet e lejuara të shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull, në përputhje me legjislacionin kombëtar përmbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis si dhe për vlerësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit dhe kërkesat për disa ndotës në lidhje me të.

 

  1. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis si dhe për vlerësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit e kërkesat për disa ndotës në lidhje me tëdhe në varësi të kategorizimit të automjeteve sipas peshës e kohës së përdorimit, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë,mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:

 

  1. Autoveturat e rejame zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;
  2. Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1,me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;
  3. Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri;

ç) Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

 

  1. Automjetet të cilat kanë hyrë në territorin shqiptarpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 1mars 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme.

 

  1. Automjetet që do të importohen në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me këtë vendim, duhet të përmbushin kushtet teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe të pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të tyre, të cilat duhet t’u korrespondojnë mjeteve të parashikuara në pikën 8, të këtij kreu. Këto kushte përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për transportet.

 

III. DISPOZITA TË FUNDIT

 

  1. Ngarkohen autoritetet doganore të kontrollojnë dokumentacionin shoqërues të mjetit motorik dhe të ndalojnë importin e mjeteve motorike që nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 4, të këtij vendimi.

 

  1. Ngarkohen MinistriaeTurizmit dhe Mjedisit, MinistraeInfrastrukturës dhe Energjisë, autoritetet doganore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi 30 ditëpas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

EDI RAMA

 

MINISTRI I TURIZMIT                                                     MINISTRI I INFRASTRUKTURËS

DHE MJEDISIT                                                                         DHE ENERGJISË

 

BLENDI KLOSI                                                                       DAMIAN GJIKNURI